Arbëri

Stefanoviq: Kosova po i fsheh vrasësit e Ivanoviqit

Stefanoviq: Kosova po i fsheh vrasësit e Ivanoviqit

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se deklaratat e Kosovës për përzierjen e Serbisë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanboviq, është keqpërdorim politik dhe se hetimet në Serbi kanë treguar se fajtorët për vrasje dhe urdhërdhënësit e saj nuk duhet kërkuar në mesin e serbëve, transmeton Koha.net.

Stefanoviq për Radio-televizionin e Serbisë ka theksuar se as pas 14 muaj pas vrasjes së Ivanoviqit “nuk ka kurrfarë hetimesh serioze” në Kosovë.