Arbëri

Prokuroria në prag të ngritjes së aktakuzës ndaj Ibërdemajt për vrasjen në AKI

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Dy javë i ka lënë në dispozicion Prokuroria Themelore e Prishtinës, për t’u dhënë fund hetimeve rreth vrasjes së një punëtori në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e cila ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Valon Ibërdemaj, edhe pas hetimeve gjashtëmujore, mbetet i dyshuari i vetëm. Ai pritet të akuzohet për tri vepra penale: vrasje e rëndë, rrëmbim, si dhe armëmbajtje pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.