Arbëri

Rinisin punimet në Autostradën Prishtinë-Mitrovicë

Foto: Koha
 

Kanë rinisur punët në Autostradën Prishtinë-Mitrovicë. Bëhet e ditur se në ceremoninë e vazhdimit të punimeve po merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në ceremoninë e vazhdimit të punimeve në rrugën Nacionale M2 – “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, Segmenti Lumadh – Gojbulë, njofton KsP.