Arbëri

Kërkohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve dhe odave ekonomike, ndryshe Veseli thotë se mund të ketë degradim demografik

Kërkohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve dhe odave ekonomike, ndryshe Veseli thotë se mund të ketë degradim demografik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në konferencën "Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat", ka thënë se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, përveç qëndrueshmërisë institucionale, duhet të ketë edhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Duke kërkuar bashkëpunim më të madh midis odave ekonomike dhe institucioneve, Veseli tha se ka pritur ndikim më të madh të shoqatave të bizneseve.