Arbëri

SBASHK-u thotë se s’ka kompensim të orëve, kritikon fjalorin e deputetëve në seancën e djeshme

Foto: Koha
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), ka kritikuar fjalorin e deputetëve Zafir Berisha dhe Milaim Zeka, gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

SBASHK-u thotë se ata deputetë, të cilët gjatë seancës së djeshme të jashtëzakonshme për orët e humbura gjatë grevës në arsim përdorën fjalor të ashpër ndaj drejtuesve të kësaj sindikate, po të ishin në një shtet tjetër, do të duhej të jepnin dorëheqje, pasi që sipas tyre, akuzat që i kanë përmendur gjatë seancës së djeshme janë krejtësisht të pabazuara, transmeton Koha.net.