Arbëri

Murati beson se SHBA-ja ka një plan për zgjidhjen e problemeve shqiptaro-serbe dhe heqjen dorë nga “Kosova ahtisaariane”

Foto: Koha
 

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se Kosova me këtë kushtetutë që ka dhe me mundësinë e implementimit të një asociacioni me veriun, mbetet çdo herë një vatër e mundshme e krizës që mund vazhdimisht faktori rus ta ndezë, dhe SHBA-ja, siç shprehet ai, sipas të gjitha gjasave, me analizat e tyre e kanë vërejtur që duhet të gjendet shpejt një zgjidhje, e të hiqet dorë nga koncepti i Kosovës ahtisaariane dhe të shkohet me një model në të cilin do të zgjidhen problemet shqiptaro-serbe edhe duke u bërë ridefinimi i kufijve.

Murati në Intervistën e Javës në Koha.net, thotë se në rast se ajo do të ndodhte, do të binin pengesat që Kosova i ka me Pako të Ahtisaarit.