Arbëri

CDU dhe LDK me qëndrime të përbashkëta për dialogun me Serbinë

CDU dhe LDK me qëndrime të përbashkëta për dialogun me Serbinë
 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se mbrëmë ka takuar deputetët Christian Schmidt dhe Peter Bayer të CDU-së në Bundestagun gjerman, me të cilët kanë biseduar për çështjet aktuale në Kosovë.

Ai ndër të tjera thotë se përfaqësuesit e lartë gjermanë kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, e që sipas tij përputhen në tërësi me qëndrimin e LDK-së.