Arbëri

Gjykata nuk pezullon pensionet e 19 mijë veteranëve të luftës

Gjykata nuk pezullon pensionet e 19 mijë veteranëve të luftës

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë të luftës, deri në përfundimin e procedurës penale, raporton KTV.

Në arsyetimin e këtij aktvendimi, që e ka siguruar KTV-ja, ndër të tjerash thuhet se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.