Arbëri

Ministri i Financave tregon se në çfarë mënyre po ndikon në rritjen e punësimit të të rinjve

Ministri i Financave tregon se në çfarë mënyre po ndikon në rritjen e punësimit të të rinjve

Ministri i Financave Bedri Hamza, thotë se që nga marrja e mandatit ka vendosur si qëllim strategjik që buxhetin e shtetit ta mbushë përmes zhvillimit ekonomik të vendit dhe jo duke vendosur tatime të reja dhe duke ngritur tatimet ekzistuese.

Në frymën e kësaj, thotë Hamza, që nga dita e parë e marrjes së mandatit ka marrë hapa shumë të mëdhenj në politika fiskale duke liruar nga tatimi doganor të gjithë lëndën e parë, pajisjet e prodhimit, gjysmë produktet dhe pajisjet e IT për ta ndihmuar jo vetëm prodhimin por edhe punësimin e të rinjve dhe të rejave.