Arbëri

Mbi 75 për qind e punëtorëve kanë kontrata të përkohshme

 

Sigurimi i një vendi të punës në Kosovë, në vendin me papunësinë më të lartë në Evropë, vazhdimisht është një proces i vështirë. Por, edhe pas gjetjes së një pune, mbetet sfidë të arrihet deri te dokumenti apo kontrata që siguron qëndrueshmëri në punë.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 28.8 për qind ose mbi 345 mijë është numri i të punësuarve në tregun e Kosovës. Nga Kjo shifër rreth 86 për qind kanë kontratë individuale, kurse pjesa tjetër punon pa kontratë.