Arbëri

Avokati i Popullit: Gjyqësori, shkelësi më i madh i të drejtave të qytetarëve

 

Vitin e kaluar, 562 qytetarë kanë denoncuar gjyqësorin para Avokatit të Popullit. Hetimet kanë nisur nën pretendimin se atyre u është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Ky konstatim është përfshirë në Raportin e Punës për vitin 2018, të këtij institucioni. Para tri ditësh, raporti është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe ditëve apo javëve në vijim pritet të shqyrtohet nëpër komisione. Një kopje të tij e ka siguruar “Koha Ditore”.