Arbëri

Limaj: Kosova nuk duhet ta humbë orientimin

Limaj: Kosova nuk duhet ta humbë orientimin

Kryetari i Nismës, Fatmi Limaj, nga Prizreni ku u shënua 5-vjetori i degës së kësaj partie, deklaroi se Kosova po kalon në momente kritike dhe më shumë se kurrë shfaqet nevoja që politikanët të jenë të kujdesshëm me fjalët dhe vendi të mos e humbë orientimin e saj qenësor në temat e ditës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se në vend ka lloj-lloj politikanësh, që janë mjeshtër të politikave ditore të cilët synojnë t’ia humbasin orientimin Kosovës dhe t’ia ngadalësojnë rrugëtimin vendit në proceset e saj.