Arbëri

Mustafa: S’do të ketë paqe mes Kosovës e Serbisë nëse në marrëveshje s’përfshihet Lugina

Foto: Koha
 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se po punojnë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave politike e sidomos atyre që janë diskriminuese për shqiptarët në Luginë. Ka folur për çështjen e arsimit që mbetet problem i pazgjidhur në Luginë dhe ndihmën që marrin nga Kosova e Shqipëria, porse, të dyja këto vende, thotë se do të mund të kishin bërë më shumë për shqiptarët në Luginë të cilët diskriminohen e shpesh konsiderohen armiq.

Kur flet për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se paqe mes tyre s’mund të ketë nëse nuk përfshihet edhe Lugina.