Arbëri

“Der Standard”: Merkeli e Macroni “varrosin” idenë e shkëmbimit të territoreve, propozojnë “status special për veriun”

Foto: Reuters
 

Gazeta vjeneze “Der Standard” ka raportuar sot se në samitin ballkanik të ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, më 29 prill do të diskutohet për çështjen e kufijve në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht për kufirin mes Kosovës e Serbisë.

Sipas kësaj gazete, ideja është që të mbyllet ky kapitull dhe të mos hapet kjo temë më.