Arbëri

Rasti “Stenta 1”, Prokuroria thotë se ka prova dënuese për ish-ministrin Agani

Foto: Koha
 

Ka filluar seanca e fundit në rastin ‘Stenta 1”, ku të akuzuar janë ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ish-sekretari i MSh-së, Gani Shabani.

Në seancën e sotme të dy të akuzuarit janë duke paraqitur fjalën përfundimtare. Fillimisht fjalën përfundimtare e ka paraqitur prokurorja speciale, Florie Shamolli. Ajo ka thënë se ka prova që Agani e Shabani të dënohen.