Arbëri

Veseli letër PE-së dhe vendeve të QUINT-it për krimet serbe në Kosovë

Veseli letër PE-së dhe vendeve të QUINT-it për krimet serbe në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar letër Parlamentit Evropian dhe vendeve të QUINT-it për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999.

Veseli ka përmendur masakrat dhe krimet e shumta që Serbia ka kryer në Kosovë, duke thënë se është e njohur ndërkombëtarisht se nën regjimin brutal të Sllobodan Millosheviçit, shqiptarët në Kosovë ishin viktima dhe objektiv i një dhune sistematike.