Arbëri

Ngadhnjim Kastrati zyrtarisht drejtor i RTK-së, Bordi thotë se votimi për të ishte i drejtë

 

Ngadhnjim Kastrati është emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

Afërdita Maliqi, kryetare e Bordit të RTK-së, ka thënë për Kohën Ditore se në bazë të interpretimit të zyrës ligjore të RTK-së, që është konsultuar edhe me ekspertë të çështjeve juridike dhe kushtetuese, është konstatuar se votimi për drejtor të përgjithshëm është i drejtë dhe Ngadhnjim Kastrati, bëhet drejtor i përgjithshëm.