Arbëri

Vdes Idriz Gërvalla, telegram ngushëllimi nga Isa Mustafa

Vdes Idriz Gërvalla, telegram ngushëllimi nga Isa Mustafa
 

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Idriz Gërvalla, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me pikëllim morra lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe veprimtari i çështjes kombëtare Idriz Gërvalla. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin”, thuhet në telegramin e Mustafës.