Arbëri

Serbia persekuton serbët e padëgjueshëm të Kosovës

Në foto, Sergjan Jovanoviq (majtas) dhe Sllobodan Petroviq (në mes) / Facebook
 

Sërgjan Jovanoviq është eksponenti i pestë i Partisë Liberale Serbe (SLS) që është ndalur nga autoritetet e Serbisë me të hyrë në territorin e këtij shteti. SLS-ja është ndër subjektet politike serbe që ushtron veprimtari në Kosovë pa iu nënshtruar urdhrave të Beogradit zyrtar.

Jovanoviq është ndalur të enjten në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, pa mundur të mbërrinte në Vranjë, ku ishte nisur për qëllime private. Ai është edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan sot Koha Ditore.