Arbëri

Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor

Foto: Koha
 

Ambasada franceze në Maqedoninë Veriore publikoi sot Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, miratuar me kërkesën e presidentit francez Emmanuel Macron, me qëllim të afrimit më pranë vendeve të rajonit dhe për të plotësuar dhe, siç thuhet, të mbështesë aktivitetet e BE-së për t'i afruar ato në Evropë.

Strategjia u botua në frëngjisht, maqedonisht dhe shqip në faqen e internetit të Ambasadës franceze në Shkup, një ditë pasi një samit i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Berlin.