Arbëri

Crnadak thotë se Bosnjë e Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën

 

Ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Hercegovinës Igor Crnadak tha sot se beson që Këshilli i Ministrave të këtij vendi në përbërjen e tanishme nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe as të vendosë mbi Planin e Veprimit të Anëtarësimit në NATO.

“Ne nuk kemi dashur të flasim për njohjen e Kosovës në katër vjetët e fundit dhe ndërsa unë jam në Këshillin e Ministrave të BeH, Kosova nuk do të njihet, pasi ky është qëndrimi edhe i dy ministrave tjerë që vijnë nga Republika Serbe", tha Crnadak duke shtuar se ky qëndrim do të mbahet në periudhën e ardhshme, transmeton ksp.