Arbëri

Rama i përgjigjet Haradinajt: Vuçiqi u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi

Foto nga Samiti i Berlinit
 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka akuzuar homologun e tij nga Kosova, Ramush Haradinajn, se nuk e ka kuptuar ende një normë elementare të mirëkuptimit njerëzor, që sipas tij është edhe rregull udhëheqësish, që kur flasin diçka në mes vete, nuk i komentojnë ato në publik.

Siç ka thënë Rama, kështu “duke gënjyer përtë dalë ‘burra të mirë’ para popullit të tyre”.