Arbëri

Veseli thotë se Samiti i Berlinit ishte i dobishëm, Thaçi e Haradinaj nuk flasin pas takimit

Veseli thotë se Samiti i Berlinit ishte i dobishëm, Thaçi e Haradinaj nuk flasin pas takimit
Foto: Koha
11:18

Veseli thotë se Samiti i Berlinit ishte i dobishëm, Thaçi e Haradinaj nuk flasin pas takimit

Pas takimit me presidentin, kryeministrin dhe ekipin për dialog, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Samiti i Berlinit është konsideruar nga të gjithë si i dobishëm.“Kemi një mandat për shtet sovran. Ky është qëndrim i ynë. Inkurajojmë domosdoshmërinë e vazhdueshëm edhe SHBA, që të kenë një involvim edhe më të madh. Për ne është me rëndësi ky proces, do të marrim pjesë kudo që na ftojnë. Kosova do të shkoj edhe në Paris. falënderojmë Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për Kosovën”, theksoi Veseli, transmeton ksp.

Ndërsa, për taksën, Veseli tha se është bërë ‘bajat’.

“Kurrë nuk do të nënshtrohemi ndaj Vuçiqit dhe Serbisë. Kjo puna e taksës është bërë e madhe”, tha Veseli.

“Mos me më ardh keq kisha nga sikur kryeministri nganjëherë”, tha Veseli, duke aluduar ikjen nga pyetjet.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi nuk janë deklaruar për media pas takimit.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Shpend Ahmeti me arsye nuk ka qenë në takim.

10:27

Nis takimi i drejtuesve të institucioneve të vendit

Ka nisur takimi i thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me drejtues të institucioneve.

Në takim janë ftuar presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Behgjet Pacolli, zv.kryeministri Enver Hoxhaj, Besnik Tahiri dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Të pranishëm sot janë të gjithë përveç Shpend Ahmetit.

Në takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.