Arbëri

Grupi Koha u kërkon institucioneve dhe AGK-së t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve

Foto: Ilustrim
 

Sikur viteve të tjera, edhe këtë vit jemi të shtrënguar që me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit të ngremë zërin ndaj presioneve dhe kërcënimeve që na bëhen në punën tonë profesionale.

Sikur viteve të tjera, na duhet të theksojmë dështimin e institucioneve të shtetit që të sigurojnë se liria e medias respektohet nga ata që popullojnë këto institucione. Madje, në shumicën e rasteve, na duhet të reagojmë kundër krerëve të këtyre institucioneve, që shfrytëzojnë pozitat e tyre në pushtet për të ushtruar presion ndaj lirisë së fjalës dhe medias.