Arbëri

Mogherini me tjetër përpjekje në Tiranë për dialogun Prishtinë-Beograd

 

Pas Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Tiranë. Bëhet fjalë për procesin e “Brdo-Brijuni”-t, që organizohet këtë vit në kryeqytetin shqiptar në datat 8 dhe 9 maj. Kjo po shihet nga Brukseli edhe si një mundësi tjetër, për t’i dhënë hov dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç tha në Bruksel se, takimi i Berlinit ishte një kontribut, por se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.