Arbëri

Nismat që nuk e zhbllokojnë dialogun

 

Proceset dhe takimet e shpeshtuara mes liderëve të Ballkanit, në formate të ndryshme, nuk kanë sjellë rezultatet e synuara.

Pas Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë javë do të takohen në Tiranë, në kuadër të procesit “Brdo-Brioni”, shkruan sot “Koha Ditore”. Do të bëhen përpjekje për ta rikthyer dialogun e bllokuar mes Kosovës dhe Serbisë.