Arbëri

Papa Françesku sërish në Ballkan

 

Vizita e Papa Françeskut në Bullgari është një mision delikat. Sepse në asnjë vend tjetër të Europës Qendrore nuk është kaq e vështirë marrëdhënia e kishës ortodokse me Vatikanin.

Të dielën Papa filloi për herë të 28-të udhëtimin e tij jashtë Vatikanit. E këtë herë sërish Papa viziton Ballkanin, (në vitin 2014 Papa vizitoi Shqipërinë, në 2015-n Sarajevën). Bullgaria, thotë teologu bullgar, Bojidar Andonov "është një vend i varfër, megjithëse është në BE. Njerëzit jetojnë shpesh në skamje dhe shumë thjesht." Bullgaria me 7 milionë banorët e saj konsiderohet vendi më i varfër i Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat-it ky vend ka nivelin më të ulët të prodhimit të brendshëm bruto.