Arbëri

Mustafa takohet me O’Connellin, “gjendja aktuale në vend e ndërlikuar”

Mustafa takohet me O’Connellin, “gjendja aktuale në vend e ndërlikuar”
 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me to.

Në një njoftim për media, thuhet se Mustafa ka vlerësuar se “gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politikë për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës”.