Arbëri

Nesër dhe pasnesër përsëri shi e ftohtë në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë dy ditët e ardhshme.

“Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat ishin prezent ditëve të fundit, janë duke u zhvendosur drejt veriut të kontinentit, për t’u zëvendësuar me masa të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte, vende-vende do të sjellin reshje të dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Koha.net.