Arbëri

Tahiri: Institucionet të marrin përgjegjësinë për dështimet në hetimin e krimeve në Kosovë

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori sot pjesë në takimin e parë koordinues për themelimin e task forcës dhe trupit monitorues të Strategjisë së Krimeve të Luftës, organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Siç njofton komunikata nga kjo Ministri, Tahiri ka theksuar se pavarësisht që kanë kaluar 20 vjet nga lufta, kjo temë vazhdon të mbetet e freskët dhe nuk mund të venitet përveçse duke u ballafaquar me të.