Arbëri

BE-ja organizon panair me shtetet anëtare në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë

BE-ja organizon panair me shtetet anëtare në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë
 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot ka organizuar panairin në rrugë me shtetet anëtare të BE-së, i cili do të mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’, në kryeqytet.

Përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë do të jenë të pranishëm dhe të gatshëm të prezantojnë informata mbi studimet në Evropë, mundësitë e pjesëmarrjes në konferenca e trajnime të ndryshme, mundësitë për mësimin e gjuhëve të ndryshme evropiane si dhe informacione të tjera të vlefshme.