Arbëri

Haradinaj s’ia zë për të madhe Ramës që e quajti gënjeshtar, thotë se e ka “vëlla”

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Ani pse u quajt gënjeshtar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se homologun e tij e ka “vëlla”, ashtu sikurse i ka të gjithë shqiptarët tjerë.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri pas homazheve që bëri tek varri i heroit Ilir Konushevci dhe i Hazir Malajt.