Arbëri

Iowa e gatshme të përkrahë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Foto: Alban Bujari
 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi bashkë me Kryeshefin Ekezekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj kanë pritur sot në një takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga drejtoresha ekzekutive e Iowa Sisters States, Heather Jones, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Me këtë rast, sekretari Halimi i informoi ata me të arriturat e deritanishme në bujqësi, por edhe më sfidat që vendi ynë ka në këtë sektor.