Arbëri

KPK-ja shkarkon një prokuror dhe suspendon një tjetër

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 167-të me radhë, të udhëhequr nga kryesuesi, Bahri Hyseni, në të cilën janë shqyrtuar dhe marrë vendime për pikat e parapara të rendit të ditës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Një ndër çështjet më të rëndësishme ishte miratimi i themelimit të dy mekanizmave, të cilët janë përcaktuar në Strategjinë për krimet e luftës - Taskforcës për përpunimin e analizës së resurseve, të cilin do ta përbëjnë përfaqësues nga Këshilli, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, si dhe Trupit monitorues për monitorimin dhe vlerësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të zbatimit të kësaj strategjie, të cilin do ta përbëjnë Kryesuesi i Këshillit, Kryeprokurori i Shtetit, një përfaqësues i Policisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.