Arbëri

Moti gjatë vikendit në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.