Arbëri

Në veri evazioni fiskal ka arritur 80% pasi s’paguajnë tatim në institucionet e Kosovës

Foto: Koha
 

Ende shiten produkte pa u tatimuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në veri të Kosovës. Evazioni fiskal në veri të vendit ka arritur mbi 80 për qind, ngase bizneset dhe qytetarët në atë pjesë të vendit nuk po i paguajnë tatimet institucioneve të Republikës së Kosovës. Drejtues të ATK-së thonë se informaliteti në atë pjesë është sfidues.

Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Arsim Selmonmusaj thotë për KosovaPress se as inspektorët e Administratës Tatimore nuk po operojnë në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, e që kjo ka ndikuar që shkalla e evazionit fiskal të jetë mjaft e lartë.