Arbëri

Mustafa e Kurti “gjatë javës bashkërendisin veprimet për rrëzimin e PAN-it”

Mustafa e Kurti “gjatë javës bashkërendisin veprimet për rrëzimin e PAN-it”
 

Kryetari i Lidhjes Demokratiketë Kosovës Isa Mustafa sot në Facebook ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të takohet me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti me qëllim harmonizimi të veprimeve për rrëzimin e koalicionit qeveritar PAN.

Ky është postimi i Mustafës:

"Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvisjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta."