Sot në Tiranë tryeza e rrumbullakët Shqipëri-Kosovë pa Ramën e Haradinajn
Ditën e sotme Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët. Ajo do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Rreth orës 12:00 të ditës së sotme qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë në sallën ovale të pallatit të Kongreseve në Tiranë një mbledhje të përbashkët.
Ky është takimi i dytë mes dy qeverive ku do të diskutohet lidhur me marrëveshjet e nënshkruara më 26 nëntor 2018.
Takimi i sotëm nuk do të jetë në nivel kryeministror, por do të drejtohet nga dy zv/kryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj/Shekulli.