Arbëri

LDK: Ata që s’i respektojnë rregullat të tërhiqen e mos ta dëmtojnë procesin zgjedhor

LDK: Ata që s’i respektojnë rregullat të tërhiqen e mos ta dëmtojnë procesin zgjedhor
 

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje nën kryesimin e kryetarit Isa Mustafa, ku u diskutua për procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK. Në komunikatën për media thuhet se ata që nuk janë në gjendje të respektojnë rregullat e partisë, duhet të tërhiqen për të mos dëmtuar procesin.

Siç thuhet në komunikatën për media, Kryesia vlerësoi se procesi ka avancuar dhe se është përfunduar në një pjesë të konsiderueshme të degëve, në një atmosferë të garës dhe të konkurrencës së brendshme.