LDK për takimin Mustafa-Kurti: Situata po përkeqësohet – vendit i duhet qeveri e përgjegjshme

LDK për takimin Mustafa-Kurti: Situata po përkeqësohet – vendit i duhet qeveri e përgjegjshme
Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa në mëngjesin e sotëm u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Dy liderët e partive opozitare në Kosovë, diskutuan për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.
LDK kujton se në nëntor të vitit të kaluar kishte aprovuar Platformën Zgjedhore duke konstatuar se institucionet e dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nuk po e bëjnë punën e tyre në interes të vendit dhe të forcimit e të konsolidimit të shtetit të Kosovës, se Kuvendi i Republikës së Kosovës është bërë jofunksional dhe se Qeveria e koalicionit qeverisës nuk përfaqëson shumicën në Kuvend.
“Rrjedhimisht, LDK vlerësoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje përmes votës së mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale ose përmes shpërndarjes së Kuvendit duke kërkuar nga të gjitha organet e LDK-së angazhim të plotë dhe të gjithanshëm për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Mustafa dhe Kurti, siç njofton LDK-ja, vlerësuan se “edhe përkundër faktit që grupet parlamentare të LDK-së dhe të LVV-së bashkërenditën aktivitetin opozitar kundër qeverisjes së dëmshme dhe një mori skandaleve të kësaj qeverie dhe të këtij koalicioni, situata në Kosovë po përkeqësohet”.
“Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme”, thekson LDK-ja.
Në ditët në vijim, LDK-ja tha se grupet parlamentare do të veprojnë në organizimin e mocionit.
Takohen Kurti e Mustafa, përgatiten për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
Ashtu siç edhe paralajmëruan ditë më parë, temë diskutimi patën edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë në krye me Ramush Haradinajn.
“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t'i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Zvarritja e ristrukturimit të Ministrisë së Brendshme dëmton buxhetin e shtetit

Miftaraj kërkon që me ligj të veçantë të mbrohet figura e Adem Jasharit

Limani: Kosova, për nga zhvillimi ekonomik, ndër më të varfrat në botë

Qeveria bëhet me dy zëdhënës

Qeveria Kurti po i rishikon vendimet e Qeverisë Hoti

Dokumentohen rrëfimet e 345 viktimave të dhunës seksuale

Zemaj: Qeveria po shqyen gurmazin në fushata jashtë vendit, asnjë fjalë për situatën shëndetësore

Kurti dërgoi komentet në Kushtetuese pas ankesës së Listës Serbe

Konjufca takoi kryetarët e grupeve parlamentare

Kurti paralajmëron “ata që dikur kishin duart në buxhet”

14 të vdekur dhe 701 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
