Arbëri

Pacientja kërkon llogari për qelizat që nga “Bahçeci” iu dërguan në QKUK pa lejen e saj

 

Një paciente e spitalit privat “Bahçeci”, vitin e kaluar së bashku me bashkëshortin e saj, kishin vendosur t’i japin qelizat e tyre, në përpjekje për të pasur fëmijë.

Më 2016-n, çifti që ka dashur të mbetet anonim, është bërë me një vajzë, dhe spitali “Bahçeçi” i kishte pyetur nëse dëshironin të ruanin qelizat e tyre për fëmijë të tjerë.