Arbëri

Veseli viziton Çabrën, banorëve u thotë s'kanë arsye të shqetësohen

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot fshatin Çabër të Zubin Potokut, për të siguruar qytetarët atje se nuk kanë arsye të shqetësohen nga operacionet e sotme të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se ky aksion është bërë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, tek sa ka shtuar se askush nuk ka nevojë të krijojë të paqena me rastin kur vepron sundimi i ligjit.