4 perditesime
12:10

Grupet Parlamentare do të harmonizohen në Komisionin ad-hoc rreth Tribunalit

Kuvendi i Kosovës ka rritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad-hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit.

Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Dëbimit.

12:08

Tahiri: Edhe nëse s’bëhet Tribunali të mbetet histori kërkesa jonë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri gjatë seancës parlamentare për votimin dhe formimin e komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, tha se as për 40 vjet Gjykata Speciale nuk do të ketë mundësi të evidentojë dhe të nxjerr në pah krimet që pretendohet t’i ketë kryer UÇK-ja ndaj popullatës civile.

Ai tha se nuk duhet të krahasohet Gjykata Speciale me Tribunalin ndërkombëtar. Por, ku ka folur për Tribunalin, ai tha se "edhe nëse s'e bëjmë të mbetet histori kërkesa jonë", transmeton Koha.net. 

“Mendoj që është e padrejtë ajo që u ngrit prej deputetit Kurti me krahasu Gjykatën Speciale me kërkesën e Republikës së Kosovës për Tribunalin Ndërkombëtar. Ne e dimë të gjithë me çfarë presioni dhe me çfarë kërkese edhe prej çfarë raporti është krijuar Gjykata Speciale. U tha që për katër vjet nuk u ngrit as një aktakuzë, jo për katër vjet, por edhe për 40 vjet kanë me pas problem me i evidentuar dhe me i nxjerr në pah krimet që i paska kryer UÇK-ja, ndaj popullatës civile, pra kurrë nuk kanë me arritur me dëshmuar dhe faktuar një gjë të tillë. Në fund të fundit edhe nëse se bëjmë le te njeh historia kërkesën e Kosovës për këtë të drejtë tonën”, tha Tahiri.

10:58

Kurti: Ideja e nxituar për Tribunal i jep më shumë kohë Serbisë, le të bëhet gjykimi në mungesë të kriminelëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ideja për Tribunalin Ndërkombëtar është i ngutshëm.

“Do të kalojnë shumë vjet deri të themelohet e të nisë funksionimin. Serbia sigurohet që edhe për një dekadë s’do ta gjejë gjë. 4 vjet shkuan për Gjykatën Speciale e për këtë do të shkojnë edhe më shumë. Është vendore por ka karakterin ndërkombëtar. Kosova s’ka kohë për të humbur për vete e t’i jep kohë Serbisë. Duhet të ecim më shpejtë e Tribunali nuk është punë e shpejtë. Dëshmitarët po vdesin e ne po dobësohemi për t’i gjykuar serbët”, tha Kurti, transmeton Koha.net.

Kurti ka propozuar alternativat më të shpejta.

“Le ta mundësojmë gjykimin në mungesë të kriminelëve dhe të punojnë prokurorët tanë”, tha ai, duke shtuar se ky Tribunal i jep kohë vetëm Serbisë.

“Ky Tribunal është vonim, quhet ngutje”, tha tutje.

Kurti tha se duhet përgatitje për ta paditur Serbinë në GJND.

10:52

Veseli: S’kam ndërmend të marrë flamur për iniciativën për Tribunalin

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se duhet gjithë deputetët të jenë unik në raport me iniciativën e tij përTribunalin Ndërkombëtar.

Ai ka thënë se kjo iniciativë s’ka të bëjë me PDK e me të, por me krimet serbe në Kosovë.

“Për dy dekada askush asnjë iniciativë nuk e ka ndërmarrë për gjenocidin serbë. Çdo vit jemi ankuar e asnjë veprim nuk është marrë. Pse u desht gjithë këto intriga për këtë proces. Iniciativa që kam marrë s’ka të bëjë me mua e partinë, ka të bëjë me të gjithë. Nuk e kam ndërmend të marrë flamur për këtë iniciativë. Merrne rotullone si të doni, zhdukni çka të doni, iniciativa do të shkojë deri në fund, se s’do të lejohet të manipulohen familjarët”, tha ai.

Image
10:36

Seanca e Kuvendit nis me mospajtime mes deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për vazhdimin e seancës plenare.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, përsëri është shprehur i bindur se Tribunali Ndërkombëtar për krimet e luftës duhet të krijohet, dhe ka kërkuar nga deputetët të jenë unik në këtë çështje.

Në sallë ka mospajtime për pika të ndryshme.

Deputeti i PSD-së Faton Topalli, ka propozuar rezolutë që Kuvendi të krijojë një Komision Parlamentar i cili do ta ketë për bazë tekstin për Tribunalin që u është propozuar.

Kur është vënë në votim, 62 deputetë kanë votuar për.

Shefi i GP të LDK-së, ka kritikuar Veselin se seancën e nisi me lojë.

“E keni filluar me lojë seancën e sotme. Rezoluta që ne kemi protokoluar. Është lexuar në emër të GP dhe kërkoj që kjo rezolutë të hedhet në votim”, tha ai.

Hoti thotë se duhet hedhur në votim propozimi që është bërë në seancën e kaluar.

Shefi i GP të PDK-së, foli për propozimet e PSD-së dhe LDK-së.

“Atë që propozuan nga LDK është vetëm e shkruar. Është e njëjtë me atë që kaloi, e votuam propozimin e PSD-së. Ne veç e kaluam”, tha ai.

“Hajde të bëhemi serioz, u bëmë hor para familjarëve për këtë temë”, tha tutje.