Arbëri

Apeli konfirmon akuzat ndaj “Prontos”

Apeli konfirmon akuzat ndaj “Prontos”

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për të akuzuarit Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Njazi Kryeziu, Besim Beqaj, Ismet Neziraj, Sedat Gashi, Fatmir Shurdhaj, Rexhë Abazi, Arbenita Pajaziti dhe Xhavit Dakaj, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 5 mars 2019 ka mbetur në fuqi.