Arbëri

Mustafa: Thaçit i ka humbur busulla, duhet shkarkuar menjëherë

Mustafa: Thaçit i ka humbur busulla, duhet shkarkuar menjëherë
 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për bashkimin me Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës.

Ish – kryeministri Mustafa, në një intervistë dhënë për Agjencinë e Lajmeve EkonomiaOnline, këtë ide të presidentit e ka quajtur të pa pranueshme. Madje Mustafa ka thënë se “presidentit Thaçi tashmë i ka humbur busulla”, dhe se po bën veprime të papërgjegjshme dhe kundërkushtetuese.