Arbëri

Politikanë të Serbisë: Shkojmë kur të duam në Kosovë, aq na bën ndalesa e Haradinajt

Politikanë të Serbisë: Shkojmë kur të duam në Kosovë, aq na bën ndalesa e Haradinajt

Zyrtarë të Serbisë të cilëve për shkak të deklaratave antishqiptare, raciste e fyese, u është ndaluar hyrja në Kosovë, për gazetën pro qeveritare serbe “kurir” kanë thënë se aq u bën ndalesa, nuk do ta respektojnë fare dhe në Kosovë do të vijnë sa herë t’ua dojë qejfi.

Kjo gazetë përkujton se në listën e atyre që u është ndaluar hyrja në Kosovë janë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin e Nebojsha Stefanoviq, ish –shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq (i akuzuar për krime lufte në vendin tonë) dhe lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel, transmeton Koha.net.