Arbëri

Në QKUK pacientët detyrohen të blejnë edhe shampon për duar e letër higjienike

Foto: Koha / ilustrim
 

Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përballen me mungesë të produkteve elementare për mbajtjen e higjienës, si shamponët për duar dhe letra higjienike.

Në mungesë të tyre pacientët po detyrohen që t’i blejnë vetë ato gjatë kohës sa qëndrojnë të shtrirë në klinika. Por Zyra për informim e QKUK-së ka mohuar mungesat e tilla.