Arbëri

VV-ja liston 7 problemet që sjellin kompanitë e licencuara për gjenerimin e energjisë së ripërtëritshme

Foto: Koha
 

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media ka kujtuar se sot po mbahet mbledhja e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me kompanitë e licencuara për gjenerimin e energjisë së ripërtëritshme.

“Në dekadat e fundit prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme ka marrë hov në vendet e BE-së. , pra nga uji, era, dielli e biomasa. Edhe në Kosovë, në vitet e fundit janë dhënë një numër i konsiderueshëm i licencave për prodhimin e energjisë elektrike nga këto burime. Impakti pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së prodhimit të energjisë elektrike nga Burimet e ripërtrishme të energjisë (BRE) është i shumëfishtë, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tonë”, thuhet në reagimin e VV-së.