Arbëri

Bahtiri thirrje Qeverisë e Kuvendit “të pengojnë kolonizimin e mëtejshëm të veriut”

 

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit e Lagjes “Kroi i Vitakut”, Skender Rama, Ramadan Ademi si dhe Musa Haliti, të cilët njoftuan kryetarin Bahtiri se serbët në atë pjesë kanë filluar ndërtimin e disa shtëpive dhe kjo është e papranueshme nga ana e tyre sepse asnjë shtëpi e banorëve serb nuk duhet të ndërtohet përderisa nuk lejohet ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në atë pjesë.

Skender Rama, banor i lagjes “Kroi i Vitakut”, ka kërkuar që shqiptarët nga pjesa veriore e Mitrovicës, duhet të kenë mbështetjen e nivelit qendrore për një jetë stabile dhe të qëndrueshme.