Arbëri

Zbehen mundësitë që Shqipëria të marrë ftesë për hapjen e bisedimeve me BE-në

 

Mundësitë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësim nga vendet anëtare, duket se po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës, se Gjermania, një nga vendet më me peshë në Bashkimin Evropian pritet që të kërkojë shtyrjen e marrjes së vendimit për në vjeshtë. Sipas praktikës, qeveria gjermane do të duhet që pas publikimit të rekomandimit nga ana e Komisionit evropian, t’i paraqesë Bundestagut, një raport lidhur me pozicionin e saj për vendimin që duhet marrë. Deri më sot nuk rezulton që Qeveria ta ketë ndërmarrë një hap të tillë.